Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të vuri Basha të parin në listë, por s’të njihte fare”, analisti përplaset me ish-deputetin: Të ngatërroi edhe gjyshin! (Shehaj largohet i ‘acaruar’ nga studio)

22:50 / June 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Shehaj Arjan Çuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj gjatë një interviste mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, është përplasur me analistin Arjan Çuri, pasi ky i fundit i ka përmendur famijen.

Çuri tha se në momentin që Basha e shpalli të parin e Vlorës, Shehajn, nuk e njihte aspak sepse familja e tij nuk ishte e njohur dhe nuk kishte ndonjë kontribut të madh në politikë, madje i ngatërroi edhe gjyshin, duke e prezantuar si nipin e Sulo Shehut.

Shehaj u acarua nga komentet e Çurit, ndërsa zgjodhi të largohej nga emisioni edhe pse Çani e ftoi të vazhdonte të qendronte në studio.

“Në 2017, në 25 qershor nëse nuk ngatërrohem, Basha bëri një fjalim elektoral dhe prezantoi Shehajn si të parin e Vlorës. Bëri një gabim aty se e quajti nipin e Sulo Shehut. Basha e njihte fare pak, kjo tregon që simpatia e tij për ju nuk e di nga se vinte. Si mund ta bësh një njeri që e njeh pak të parin e Vlorës? Zakonisht të parët e listave o bëhen për kontribute të mëdha, ose bëhen si pinjoll të familjeve”, tha Çuri.

“Nuk kishim miqësi, nuk më njihte. Unë kam qenë si nga nëna dhe nga babai, ndër familjet më të pasura. Njerëzit e mëdhenj afrojnë njerëz të tjerë, edhe pa i njohur. Ku e di ti sa ka qenë i pasur gjyshi im?”, ka thënë Shehaj.

Çuri: Përmenda familje politike, aristokrate, që njiheshin si të djathta. Shehaj: Duhet të jesh themeltar i kombit për të qenë politikan? Po ja fut kot, nuk kishim njohje personale me Bashën.

Çuri: E mora si shembull për hapjen e PD, Basha e përmendi si nip të dikujt tjetër… Nëse ju kam mërzitur, ju kërkoj ndjesë. Nuk të sulmova familjen, por çfarë përfaqëson? Basha tha është nipi i filanit…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.