Policia e Tiranës bën të ditur se një mjet ka marr flakë në ecje në brendësi të tunelit Tiranë-Elbasan.
Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet një defekt teknik.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2020, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
