Një mjet është përfshirë në ecje nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina është djegur tërësisht. Dyshohet se ngjarja ka pasur motive aksidentale.
NJOFTIMI
Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
