Gjatë natës në Elbasan janë djegur dy makina në lagje të ndryshe, ndërsa njëra prej tyre i përket kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Blendi Musaj.
Makinat e djegura janë ‘Audi’ në pronësi të Musajt te lagja ‘Haxhias’ dhe tjetra ‘Renault’ te ‘Beqir Dardha’.
Grupi hetimor ka nisur verifikimet ku dyshohet se makina e Musajt është djegur qëllimisht. Mbrëmjen e djeshme brenda një ore dy makina morën flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit.
