Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Xhaçka: Në tetor hapim programin bachelor në Akademinë e FA

12:10 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 157 696x549 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

53 nënkolonelë dhe majorë të Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses vitin akademik 2019-2020 në Akademinë e Forcave të Armatosura. Nënkolonelët ndoqën për rreth 1 vit Kursin e Lartë të Oficerit, ndërsa majorët atë të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Në ceremoninë e përfundimit të këtyre dy kurseve ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila përgëzoi oficerët dhe pedagogët për vullnetin për ta përfunduar vitin akademik edhe kushtet e vështira të diktuara nga pandemia.

“Jemi në prag të një ngjarje vërtet të rëndësishme, që është rezultat i një pune shumë të gjatë e të vështirë nga të gjithë ne. Pasi jemi duke kryer përgatitjet e fundit për të hapur programin bachelor në Akademinë e FA-së. Jemi në prag të një momenti kur Akademia e FA-së do të rifitojë me të drejta të plota rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizimit të FA, duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë”, tha Xhaçka. Akreditimi i Akademisë së FA-së si një institucion i arsimit të lartë, sipas ministres, nuk është thjesht një mundësi për të përgatitur kuadro më të mirë për nevojat e Mbrojtjes e Sigurisë.

“Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thithur talente të reja në familjen tonë, djem e vajza që do të shohin tek FA mundësinë reale për të ndërtuar një karrierë, si profesionistë të arsimuar. Një karrierë që më të aftët e të talentuarit prej tyre mund t’i çojë shumë larg e shumë lart, përtej radhëve të FA sonë, e deri në zyrat e Aleancës ku ne bëjmë pjesë”, u shpreh ministrja Xhaçka. Në përfundim, ministrja Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i KDS gjeneral brigade Bajram Bega dhe atasheu ushtarak i Republikës së Kosovës në Tiranë, kolonel Bashkim Shillova i dorëzuan diplomat kursantëve më të spikatur. Kursin e Lartë të Oficerit e ndoqën 17 nënkolonelë, mes të cilëve 2 nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm e ndoqën 36 majorë, 6 prej të cilëve nga FSK.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.