Ndërsa duket se nga shumë njerëz maskat janë harruar dhe pandemia për ta është një kujtim i largët, një “demonstrim” empirik (por shumë i efektshëm) i fuqisë filtruese të maskave është kryer nga Richard Davis, Drejtor i laboratorit të mikrobiologjisë klinike në Qendrën Mjekësore ‘Providence Sacred Heart’ në Washington.
Eksperimentin e tij profesori e publikoi në mediat social ku duket se menjëherë është bërë viral.
Kollitur, kënduar dhe teshtitur
“Çfarë bën të mundur një maskë?” – shkroi Davis në Twitter. “Bllokon pikat e frymëmarrjes që dalin nga goja dhe fyti. Ja dy demonstrime të thjeshta: së pari, unë teshtima, këndova, fola dhe u kollita drejt një pjate qelqi të kulturës me ose pa maskë. Kolonitë e baktereve tregojnë se ku kanë rënë pikat. Një maskë i bllokon praktikisht të gjitha”
Demonstrimi tregohet në foton më poshtë.
Natyrisht në këtë rast bëhet fjalë për baktere që janë zakonisht të pranishme në pikat e frymëmarrjes së njerëzve (të mëdha dhe të rënda) dhe nuk është virusi SARS-CoV-2, por mund të shihni se si një maskë kirurgjikale bllokon shumicën e pikave.
Distancimi
Demonstrimi i dytë shpjegon rëndësinë e hapësirës së bashku me efektivitetin e përdorimit të maskave.
“Vendosa pllakat e kulturës bakteriale të hapura në distancë 2, 4 dhe 6 metra larg dhe u kollita për rreth 15 sekonda. Pastaj e përsërita eksperimentin pa maskë” – shkruan mjeku. “Distancat ishin 60 cm, 120 dhe 180. Siç shihet nga numri i kolonive të baktereve, pikat e dala nga goja më së shumti kanë rënë në distancën nën 180 cm, por maska i ka bllokuar pothuajse të gjitha (shiko foton më poshtë).
Është një demonstrim dhe jo një eksperiment
Richard Davis është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk ka asgjë “shkencore” në demonstrimin e tij, por “kolonitë e baktereve që normalisht dalin goja dhe fyti – shkruan ai – demostrojnë dinamikën e përhapjes së pikave të mëdha të frymëmarrjes, si ato që mendojmë se përhapin Covid-19 dhe tregojnë gjithashtu se maska arrin t’i bllokojë ato”
Përdorimi i maskave së bashku me distancimin shoqëror dhe larjen e duarve mbeten masat efikase kundër-infektimit dhe pa ndikim negativ, siç paten masat e bllokimit dhe izolimit.
Përhapja ose jo e infeksionit të koronavirusit varet plotësisht nga ne. Vendosja e maskave dhe ruajtja e distancimit fizik, duhet të bëhen angazhimi ynë si qytetar kundër Covid. Ne e dimë që koronavirusi preferon tubimet dhe hapësirat e mbyllura dhe të mbushura me njerëz. Le t’i përdorim maskat bazuar në ato që kemi mësuar deri më tani



