Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dekriminalizimi / Gjykata rrëzon ish-deputetin: Shkarkimi, i drejtë

12:03 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Administrative rrëzon padinë e ish-deputetit Aqif Rakipi i cili kërkonte rikthimin në parlament. “ReportTv” ka siguruar vendimin e gjyqtarit Gentian Hamiti, i cili në dhjetor të 2018 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4 të KQZ-s dt. 5 janar 2018 që i hoqi mandatin Rakipit. Sipas gjyqtari Hamiti KQZ ka respektuar procedurën në rastin e ish deputetit Rakupi pasi i ka dhënë atij mundësinë e dëgjimit në një proces.

“Po kështu lidhur me procedurën administrative që ka lidhje me nxjerrjen e këtij vendimi, gjykata vlerëson se pala e paditur ka respektuar standardet e procesit të rregullt ligjor, të cilat nuk janë të kufizuara vetëm në procesin gjyqësor, por edhe në atë me karakter administrativ (vendimi nr.7 dt,27.02.2012 i Gjykatës Kushtetuese). Konkretisht Komisioni Qendror I Zgjedhjeve ka zhvilluar seancën dëgjimore ku z.Aqif Rakipi është përfaqësuar në këtë seancë, nëpërmjet avokatit të tij. Për këtë është mbajtur dhe procesverbali i datës 03.01.2018. Pra paditësit i është dhënë mundësia për tu dëgjuar dhe mbrojtur në këtë procedurë administrative”, argumenton gjykata Administrative.

Rakipi sipas prokurorisë së përgjithshme dhe komisionit qendror të zgjedhjeve u shkarkua si subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi Zyrës Interpol Roma i ka përcjellë Interpol Tiranës, pergjigjen e kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme me këtë përmbajtje:

“Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më datë 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitete Skender Ejylbegaj, lindur me 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif Rakipi, lindur me 01.04.1964. Ndërsa Rakipi e mohoi këtë version duke kërkuar në gjykatë mandatin e fituar në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Mandati ju hoq edhe Gledion Rehovicës ish deputetit të LSI i cili vazhdon të jetë në proces gjyqësor me KQZ ndërsa prokuroria e Tiranës pushoi ndaj tij hetimet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Aqif Rakipi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.