Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Telefonia fikse vazhdon rënien, më pak interes edhe për lidhjet me internetin

08:35 / June 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
telefon fiks
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Telefonia fikse prej vitesh po njeh zbehje të përdorimit duke raportuar përgjithësisht statistika në rënie të pajtimtarëve. Një pjesë e mirë e pajtimtarëve e mbajnë aktiv linjën qoftë dhe për hir të paketave të internetit apo atyre të integruara me shërbime të tjera siç janë ato të televizionit. Në tremujorin e parë 2020 AKEP raportoi se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2020 ishte rreth 238 mijë, që përbën një rënie me 2.06% në krahasim me T4 2019 dhe një rënie me 4.8% në krahasim me T1 2019.

Por kush përkufizohet si pajtimtar aktiv. Sipas përcaktimit që bën AKEP treguesi i referohet numrit total të linjave telefonike që pajtimtarët e rrjetit fiks përdorin për shërbim telefonik fiks dhe që plotësojnë dy kushte: 1) pajtimtarit i është alokuar një numër fiks në rrjetin e operatorit (përfshirë numrat e marrë nga operatorët e tjerë me portim), dhe 2) numri fiks i alokuar është në përdorim në fund të periudhës së raportimit, pavarësisht nëse është kryer apo jo thirrje (dalëse apo hyrëse) gjatë periudhës nga pajtimtari.

Lidhur me aksesin në Broadband në internet nga rrjetet fikse, numri i pajtimtarëve në T1 2020 arriti në rreth 430 mijë, që përbën një një rënie me 1.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 14.5% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2019.

Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të parë 2020 arriti në rreth 262 mijë, një rënie kjo me 4.4% në krahasim me T4 2019 dhe rritje me 14.1% krahasuar me T1 2020” vlerëson AKEP.

Sa i takon paketave trefishe statistikat tregojnë se numri i pajtimtarëve me këtë lloj pakete p[ra (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 40.9% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 33.6% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 25.5% me paketa “Internet dhe TV”.

Po kështu sipas AKEP 61% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T1 2020 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 25% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.