Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U martua që 15 vjeçe, kalvari i vuajtjeve të të resë: Im shoq më rrihte për xhelozi, nuk durova më kur…

12:43 / June 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në Neës 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua një tjetër histori e dhimbshme. Një grua vetëm 33-vjeçe, nënë e katër fëmijëve, e martuar që 15 vjeçe tregoi kalvarin e vuajtjeve dhe divorcin nga i shoqi.

Por ndonëse janë ndarë, ajo rrëfeu se ish-bashkëshorti i ka marrë me forcë edhe fëmijët. Pikëirsht lufta për të qënë afër tyre e solli sot në studion e emisionit.

“Unë quhem L. Sh jam 33 vjeç, jam martuar në moshën 15- vjeçare, jam me origjinë nga Gramshi. U martova me shkuesi, motra ime jetonte në fshatin e ish-bashkëshortit tim dhe ajo ishte martuar në fshat-Prrenjas të Librazhdit. Ish-burri im ishte 22- vjeç kur ne u martuam. Kur mbusha 18-vjeç bëmë celebrimet. Unë jetoja në Greqi me prindërit, ne jemi dy motra tre vëllezër. Mami dhe babi jetojnë ende në Greqi. Edhe ish burri im jetonte ne Greqi bashkë me vēllezërit e tij. Ndenjëm 8 muaj në fejesë por me shumë dhune, ju pata thënë babit dhe vëllezërve se ai më dhunonte për shkak të xhelozisë. Më thoshte mos shiko, andej mos shiko këtej.

Mirpo kur desha ta lija una, atëherë unë rashë shtatzanë në 8- mujorin e parë të njohjes. Kur erdhi në jetë fëmija i parë ai filloi të më dhunonte më shumë, arsyeja e tij ishte për xhelozi. Thoshte për motrën time se është e lëvizur, femër e keqe dhe më dhunonte. Unë gjithmonë dhunohesha fizikisht. Filloi duke goditur edhe djalin, vinte natën i pirë dhe na dhunonte, na kërcënonte, me thoshte nëse ti më denoncon unë do të vras vëllain e vogël. Unë rashë shtatzëne shume shpejt nga lindja e parë, erdhi fëmija i dytë në jetë, e cila sot është 16 vjeç.

Martesa jonë u degradua shumë, ai nuk na sillte as për të ngrënë, madje më thoshte se shko puno vetë dhe kur dilja në punë ai më thoshte: E gjete dashnorin? Pastaj rashë përsëri shtatzanë për një vit pas lindjes së dytë, shtatzani pa dëshirën time. Sot fëmija i 3 është 14 vjeç. Pastaj erdhi në jetë fëmija i katërt pas dy viteve nga lindja e të tretit. Një moment ndodhi që u sëmur fëmija i tretë edhe ky ishte një natë në spital me djalin. Të nesërmen unë pashë te trupi djalit shenja pickimi të cilat i kishte bërë ky. Kur unë i thashë këtij që pse ja ke bërë djalit mishin kështu, ai më thoshte thuaji që ia ka bërë djali i madh.

Mirëpo këtë e patën denoncuar edhe doktorët për këtë veprim, bashkë me ata denoncova edhe unë, ai u fut në burg, unë bëra ekspertizën mjeko-ligjore por nuk po më dilnin dokumentet dhe gjyqtarja tha që klienti im nuk mund të rrijë në burg dhe e nxori”,- tregoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.