Një zjarr i përmasave të mëdha ka ndodhur në orët e drekës mbi bazën e Pashalimanit në Jug të vendit.
Ngjarja ka ndodhur pranë Kishës së Marmiroit, ku zjarri i ndihmuar nga era rrezikon të përhapet edhe më shumë.
Ato që janë në rrezik serioz janë banesat rreth e rrotull si dhe baza ushtarake e Pashalimanit.
Ndërkohë që për fikjen e zjarrit janë në vendngjarje policia dhe punonjës së zonave të mbrojtura.
