Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekzekutimet mafioze/ 5 vrasjet me pagesë që kanë kryer killerat shqiptarë këtë vit

18:56 / June 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vetvrasje viktime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimi ka njohur një shkallë të lartë perfeksioni në Shqipëri. Nuk bëhet thjesht për një krim me armë në mes të lokalit, apo në rrugë, apo krim që ka ardhur thjesht e vetëm pas një debate me fjalë, një konflikti të çastit, apo një motive që policia shpesh i konsideron “të dobëta”.

Po flasim për atë lloj krimi, ku protagonistë janë killera dhe viktima biznesmenë, apo trafikantë për të cilët ka motive të forta për të arritur deri këtu. Në Shqipëri kanë ndodhur edhe krime, që për nga mënyra e ekzekutimit janë thuajse deri në perfeksion.
Dhe bëhet fjalë për vrasësit me pagesë, ata që profesionin e tyre pa asnjë mëdyshje mund ta konsiderosh si “killer” i punësuar. Ata nuk i njeh askush. Janë njerëz të zakonshëm, por me cilësi psiko-motore shumë më ndryshe nga të zakonshmit. Janë ata, që shqetësojnë gjumin e policisë shqiptare.
Vetëm se perfeksionimi i killerave ia ka shtuar peshën e vështirësisë policisë. Wshtë shumë e vështirë që të kuptosh se nga dhe si është bërë krimi. Njerëz me konflikte të hershme dhe pjesë të hakmarrjeve janë gjetur të vrarë. Dosjet kanë mbetur pa autorë, por me regjistrimin perfekt të vrasjeve të kujdesshme nga duar profesionistësh.

Vetëm për vitin 2020 nga 23 vrasje deri tani, 6 sipas Policisë janë vrasje me pagesë. Ky ka qenë në variantin e parë, sepse pas zbardhjes së krimit të ekzekutimit të Hekuran Billës, rezultojnë se vetëm 5 vrasje janë kryer nga killerat shqiptarë.

Më konkretisht janë ekzekutuar nga vrasës të paguar Kastriot Reçi, Guxim Gjuriçi, Vilson Tafçiu, Kol Murrani dhe Preng Simoni, këta të fundit pa asnjë të kaluar kriminale, por thjesht e vetëm se identifikuan parcelat me drogë që ishin mbjellë në malësitë e Lezhës nga një trafikant.
Edhe atentati ndaj Ardian Çapajt në Elbasan ka qenë nga autorë të paguar, ndonëse krimi nuk u çuar deri në fund. Ekspertët thonë se në vendngjarje mbeten pak gjurmë, duke e vështirësuar punën e Policisë shkencore.
Por, tashmë gjasat për t’u zbuluar janë shtuar. Sepse në shumë ambiente është vendosur elementi i kamerave të sigurisë, çka i bën vrasësit me pagesë të mendohen dy herë. Ekspertët thonë se edhe në të tilla raste, ata studiojnë të gjitha detajet, ndikojnë në fikjen e kamerave dhe plot veprime të tjera, me qëllimin e vetëm për ta çuar deri në fund misionin.

Në fakt, shqiptarët ka kohë që përfliten për këtë fenomen. Kohë më parë, Prokuroria e Antimafies Italiane në momentin që kanë folur dhe me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda kanë referuar se shqiptarë në Itali janë pjesë e bandave famëkeqe dhe të rekrutuar si vrasës me pagesë.

Skema mbetet e thjeshtë dhe nuk ndryshon shumë në vendet e ndryshme të Ballkanit. Ajo ka të bëjë kryesisht me vrasje biznesmenësh, hakmarrje, konflikte etj. Në këto raste zgjidhet njeriu me pagesë, që zakonisht gjendet nga grupet e vogla kriminale.
Në takimin e fshehtë, që rregullohet nga porositësi, ndërmjetësit dhe Killer-i vendosin për modalitetet. Vrasja paguhet duke iu referuar pastaj vështirësisë, mënyrës sesi do të realizohet dhe nga statusi i viktimës së radhës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.