Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E martuan pa dëshirë, përlotet live malësorja: Në takimin e parë i kërkova vetëm të më bënte nënë, sot më la me binjakët në rrugë

20:15 / June 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1593540620 FULLENXAHIDAJ 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E la tek dera e prindërve me dy fëmijë të mitur. Ish- vjehrri i komunikon familjes së nuses mos të kthehet më, pasi djali i tij nuk e dashuronte. Kjo është drama e Fullënxa Hidaj nga malësia e Krujës, 40-vjecarja që u braktis pas tre viteve bashkëjetesë. Këtë pasdite në Pa Gjurmë, ajo rrëfeu jetën e saj dhe sfidat që po kalon.

“Unë nuk e njihja fillimisht Enverin, që me pas u bë babai i fëmije të mi. Vëllai i im e takoi për herë të parë dhe më tha ai do të jetë burri jot. Unë as fytyrën nuk ia kisha parë. Kur familja ma prezantoi, unë i kërkova vetëm të më bënte nënë asgjë më shumë.”- u shpreh Fullënxha.

Pyetjes së moderatores se programit, se pse pranoi të martohej pa e njohur mirë, 40 vjecarja iu përgjigj: “Tradita në malësinë ku jam rritur unë kështu është. Familja vendos për fatin e vajzës. Mua nuk me lejohej gjatë fejesës as të flisja në telefon. Vetëm kur shkova nuse në familjen Myrtaj, kuptova realitetin. Pas tre vitesh, personin që doja më braktisi, jo vetëm mua por dhe dy fëmijët”- rrëfeu nëna e binjakëve.

Fullënxha tregoi edhe momentin se si familja e burrit e largoi nga shtëpia. Ata e dërguan me binjakët tek babai dhe i thanë të mos kthehej më, pasi gjithçka kishte përfunduar. Fatkeqësisht këtë komunikim nuk ia bëri babai i fëmijëve, por ish-vjehrri i saj. Nga ajo ditë, kanë kaluar afërsisht 1 vit dhe as një komunikim mes ish-dy bashkëshortëve.

“Ai na braktisi të treve,nuk jam përballur deri tani dhe nuk e di çfarë do të bej nëse me shfaqet një ditë në rrugë . Enveri ishte i pari dhe i fundit mashkull në jetën time, tani i lutem Zotit të më japi fuqi të rrisë fëmijët”- e mbyll rrëfimin 40 vjecarja me lot në sy.

Sot, kjo nënë jeton me qira në zonën e Fushë Krujës mes varfërisë dhe paragjykimeve të zonës. Të vetmit që e mbështesin është familja e saj. Të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për rritjen e binjakëve 2 vjeçar, pasi babai nuk paguan as një detyrim pas ndarjes me ata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.