Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E kishte zhveshur, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza”/ Tjetër rast abuzimi në Berat, vajza 17-vjeçare RRËFEN ngjarjen: Më tha “tani do të shqyej”

21:30 / June 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vajza abuzim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kuçovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.


Babai i 2 vajzave: Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza. E kap tek gjoksi…dhimbje edhe mbrapa ka pasur nga gjoksi.

Vajza 17-vjeçare: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi.

Gazetari: Pasi ka ngacmuar vajzën e vogël, që është me prapambetje mendore 17-vjeçe, ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 20-vjeçare. Ku e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Mbrapa shtëpisë.

Gazetari: Prapa shtëpisë ku jetoni?

Babai i 2 vajzave: Po, ku jetojmë këtu.

Gazetari: Si e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Donte ta kapte. Të kapa i tha, aty se si i ra me bërryl kjo…

Gazetari: Ja ta pyesim vajzën. Ku ishe ti?

Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë.

Gazetari: Çfarë bëre ti?

Vajza 20-vjeçare: I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë.

Gazetari: Pas kësaj iku?

Vajza 20-vjeçare: Iku…

Pas policisë, babai i dy vajzave që janë ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i tyre, pas 9 muajsh vjen që të interesohet në Prokurorinë e Beratit për të marrë minimalisht vesh emrin e prokurorit ose prokurores që ka këtë çështje, e cila ka që në Shtator të 2019 dhe i ka kaluar afatet që parashikohen në ligj.

Roja: Ok! Kur të thërrasin ata tani, të thërrasin. Do të thërresin, do thërritesh.

Qytetari: Do thërritem?

Roja: Po! Gjersa ke, që nuk është punuar.

Qytetari: U bënë 9 muaj.

Roja: Ore, nuk është punuar nga Corona Virus-i. Ka nga marsi e këtej nuk është punuar. Nuk është punuar. Do thërritesh. Ik pa merak! Për këtë rastin tjetër, n.q.s ke rast tjetër, ik bëj denoncim prapë te policia!

Qytetari: E kam bërë unë denoncimin.

Roja: Tjetër!

Qytetari: Kam bërë denoncimin, dy personat vazhdojnë akoma.

Roja: Kur të thërritesh, do vish! Do të thërrasë vetë institucioni. Hajd!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.