Kalimi në radhët e Juventusit duket se ka qenë një mundësi e artë për Xhakomo Vrionin jo vemtë për të mbushur CV-në, por edhe për të mësuar sa më shumë nga eksperienca si bardhezi. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, po stërvitet rregullisht me ekipin e pare të torinezëve përkrah emrave si Ronaldo, Dibala e Higuain.
Por sa i përket aktivizimit, mbetet i lidhur me skuadrën e U23, ku së shpejti pritet të vihet nën urdhërat e një prej emrave më të njohur të futbollit botëror në dekadat e fundit.
Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka vendosur që t’i beosjë ekipin U23, Andrea Pirlos. “Profesori” ka do që të ndjekë karrierën e trajnerit dhe dëshiron një skuadër ku të fillojë të aplikojë idetë e tij për futbollin, ndaj juventinët e kanë parë të arsyeshme që atij t’i japin mundësinë ta një gjë të tillë me ekipin e tyre të dytë.
Pirlo nuk dëshironte të punonte me ekipe akademe, por situata ndryshon kur bëhet fjalë për Serinë C. Ndaj ai pritet që së shpejti të marrë këtë detyrë të re, pasi të përfundojë sezoni në kampionatin në fjalë dhe të ulet për here të pare në pankinë. Të gjithë janë kuriozë të shohin se si do të jetë Pirlo si trajner në pankinë, pasi shumëkush e ka cilësuar shpesh një trajner në fushën e lojës në vitet kur ai magjepste me aftësitë e tij. Kjo padyshim do të jetë një mundësu e artë për vetë Vrionin që të mësojë sa më shumë nga një emër i cili ka luajtur në nivelet më të larta dhe ka fituar gjithçka në futboll.
