Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbrëmje private tek ambasada e SHBA/ Rama, Basha, Meta, Veliaj e Ruçi të ftuar bashkë me bashkëshortet në një darkë në rezidencën e Yuri Kim

14:32 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
175c88d4 f3e3 4f35 a13d e2d376258604 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një ‘festë’ edhe shqiptare. Përvit, ambasada amerikane organizon pritje për të kremtuar 4 korrikun, ku në vitet e shkuara nuk kanë munguar gazetarë, aktivistë, politikanë dhe krerët e shtetit shqiptarë. Pandemia e COVID-19 duket se do të ndryshojë edhe këto zakonte. Ky vit e gjen ambasadën amerikane me një “zonjë të re shtëpie”. Yuri Kim ka menduar ta organizojë ndryshe 4 korrikun, Festën e Pavarësisë.

Ambasadorja Yuri Kim ka ftuar në një darkë që do të shtrohet në rezidencën amerikane, krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin e opozitës. raporton Dosja.al.
Darka do të zhvillohet më 2 korrik në mbrëmje, dhe pritet që “audienca” të jetë tejet e përzgjedhur,

I veçantë është edhe formati i takimit të zgjedhur nga Kim. Të gjithë të ftuarit do të shoqërohen në takim nga bashkëshortet e tyre.

Kryeministri Edi Rama me Linda Ramën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me znj.Erfanen, presidenti Ilir Meta me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Aurela Bashën, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën.

Politikanët më të rëndësishëm të vendit do të kalojnë disa orë ngjitur me njëri-tjetrin duke trokitur gotat, në një aktivitet të organizuar nga amerikanët. A do t’i lenë pas “armiqësitë” dhe debatet e ashpra? A do të takohet kryeministri Edi Rama me kundërshtarin e tij politik që kërkon vitin e ardhshëm ti zejë “fronin”?

Historia ka treguar, që në këto raste politika shqiptare bëhet njësh për të festuar. Të shpresojmë se do të ketë dëshmitarë bujarë për të rrëfyer zhvillimet që do të ketë kjo mbrëmje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026

Aksident i rëndë në Golem/ Motomjeti përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona

09:24 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.