Mediat italiane raportojnë se policia ka vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve një 27-vjecar, për trafik droge
Sipas tyre i riu dhe një italian 52-vjeçar me “profesionin” taksist u kapën në flangrancë duke shkëmbyer drogë.
Taksisti ishte vënë re të shtunën para një supermarketi në zonën e Cesena, ku takohej me shqiptarin 27-vjeçar, ky i fundit banues në Cesenatico. Shqiptari kishte mbërritur me biçikletë para supermarketit pak minuta para se të vinte taksisti dhe në duar mbante një zarf. Sapo italiani erdhi, shqiptari u fut brenda në taksi dhe doli prej aty duar bosh.
Më pas policia ndoqi taksinë dhe kur e ndaloi gjeti në mes të sediljeve të pasme zarfin e mbushur me kokainë.
Në këtë moment italianit taksist iu vunë prangat dhe menjëherë policia shkoi në shtëpinë e shqiptarit, të cilin e arrestoi dhe gjatë kontrollit në banesë gjeti dhe sekuestroi 8 kilogramë kokainë.
