Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Fatmir Haklaj betohej se do të vríste 18 persona, përfshi dhe Azem Hajdarin”, Zylfie Haklaj reagon për dokumentin e SHIK-ut

21:03 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zylfie haklaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas qarkullimit në media të lajmit për zbulimin e një dokumenti të SHIK, sipas të cilit Fatmir Haklaj betohej se do të vriste 18 persona, përfshi edhe Azem Hajdarin, ka reaguar e motra e Fatmirit, Zylfie Haklaj.

Lidhur me këtë ajo tha se ky betim nuk është i vërtetë e se familja Haklaj ka prova e fakte që diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
E vendosur Zylfie Haklaj u shpreh se nëse SHIK nuk tregon dëshminë se ku është bazuar, do t’i drejtohet Drejtësisë.

“Ne si familje nuk e dimë një gjë të tillë, kemi prova e fakte që Fatmir Haklaj kurrë nuk e ka bërë një betim të tillë. Kërkojmë dëshminë që SHIK-u bazohet ose do t’i drejtohem drejtësisë. Këtu lind pyetja a janë të gjithë njerëzit e barabartë përpara ligjit? A është e barabartë jeta e çdo qytetari, i veshur apo jo me pushtet? Deri kur do të vazhdohet kështu?

Duke bërë dallime mes njerëzish, edhe pas gati 30 vitesh nuk ka drejtësi për shumë e shumë shqiptarë ndërsa për disa edhe pas 22 vitesh vazhdojnë supozime, halucinacione si skizofrenë duke bërë lloj lloj shpifjesh të ndryshme. Boll më me shpifje e spiunazhe të spiunëve të Salihit të trashëguar nga e kaluara e tij e ndyrë,” u shpreh Haklaj.

Më poshtë përmbajtja e plotë e informacionit të SHIK: SEKRET. Kopje Nr. 1 Tiranë, më 16.05.1998. Republika e Shqipërisë. Shërbimi Informativ Kombëtar. Lënda: Për Fatmir Haklaj. Ministrit të Rendit Publik, Zotit Perikli Teta. Tiranë. Në bazë të një informacioni që disponojmë, ish-shefi i Komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj, ndër të tjera është shprehur:

“… Njerëzit e mi që janë vrarë kanë marrë gjithsej 18 plumba. Në bazë të kanunit ne do të vrasim 18 vetë. Deri tani kemi vrarë 9 vetë, kemi për të vrarë edhe 9 të tjerë, në mes të tyre edhe Azem Hajdarin. Ne i kemi dërguar fjalë nëpërmjet lidhjeve të tij, disa herë i kemi dërguar telegrame për raste vdekjesh për të ardhur në Tropojë, me qëllim për ta vrarë, por ai nuk ka ardhur. Pasi të vrasim Azemin ne do të ikim në Belgjikë. Kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi (firma, vula).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.