Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do rikthehet Meta në parti? Edmond Haxhinasto tregon kush do kandidojë përballë Kryemadhit te LSI

21:34 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Luan Rama dhe Ylli Manjani, gjate nje mbledhje te Komitetit Drejtues Kombetare te Levizjes Socialiste per Integrim, LSI, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Luan Rama and Ylli Manjani, during a meeting of the National Steering Committee of the Socialist Movement for Integration, LSI, at hotel Tirana.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zgjidhet mbi parimin “një anëtar – një votë”. Në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, ish-deputeti Edmond Haxhinasto tha se procesi i riorganizimit të brendshëm të partisë ka nisur.

Ai theksoi se ky riorganizim përfshin përgatitjen e programit, strukturave dhe vetingut të brendshëm për kandidatët.

“LSI ka kohë që e bën këtë. Intensiteti do të rritet në muajt e ardhshëm. Do të kurorëzohet në muajt e ardhshëm me zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë. 

Ky proces organizimi të brendshëm do të shkojë paralel me përgatitjen e strukturave, me programin tonë, me përfaqësuesit tanë që do të kalojnë procesin e vetingut të brendshëm. Të jemi të gatshëm për një konkurrim dinjitoz”, tha ai.

Mbetet mister se kush do të jetë kandidati që do të garojë përballe kryetares aktuale Monika Kryemadhi, për postin e kreut të LSI-së.

Në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm, Haxhinasto komentoi edhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rolin e Shqipërisë në rajon.

Lidhur me këtë të fundit, Haxhinasto vë re se ka një zbehje, që është reflektuar edhe në raportet e Bashkimit Europian.

“Shqipëria është faktor stabiliteti. Nuk ka nevojë për koment. Para disa vitesh, ky rol ka qenë edhe më aktiv. Mjafton t’u referohemi edhe raporteve të BE. 

Vlerësimet kanë qenë shumë më entuziaste. Vitet e fundit, ky entuziazëm ka rënë. Jemi kritikuar për paqartësi në rolin tonë në rajon. 

Faktori shqiptar duhet të tregojë maturi dhe përgjegjësi. Është faktor i rëndësishëm dhe ka rol për konsolidimin e paqes dhe avancimin e axhendave integruese dhe stabilizuese”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026

Detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi/ Autori e shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë

09:34 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.