Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Negociata për mesfushorin shqiptar. Palermo kërkon ta blejë, Atalanta i thotë “jo”

08:40 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdi kraja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej emrave të rinj të futbollistëve shqiptarë që kanë bërë emër në Itali në këtë edicion është edhe ai i Erdis Krajës. Mesfushori i talentuar 19-vjeçar ka spikatur që në vitin e tij të parë mes “të rriturve”, duke veshur fanellën e Palermos, ndërsa tani duket se ka hapur një “luftë” të mirëfilltë mes këtij klubi dhe Atalantës që zotëron kartonin e tij.

Kraja u huazua te Palermo nga Atalanta, në akademinë e të cilës ishte formuar si lojtar, por ku nuk luajti edhe aq shumë në vitin e kaluar për shkak të një dëmtimi. Te Pelermo në Serinë D ai u ambientua shumë shpejt duke u kthyer në një aag pikat kyçe të mesfushës së skuadrës siçiliane e cila po ringrihej pas rënies si pasojë e krizës financiare.

Edhe pse kampionati u ndërpre për shkak të pandemisë, Palermo siguroi ngjitjen në Serinë C dhe një nga lëvizjet e para të klubit ishte të siguronte lojtarët më të spikatur, mes të cilëve edhe Kraja, Por VIP Sport ka mësuar se deri tani, tentativa për të siguruar lojtarin për edicionin e ri, nuk ka sjellë frytet e pritshme. Atalanta është e gatshme të huazojë përsëri futbollistin, ndërsa Palermo kërkon të blejë kartonin e tij, pasi ka nuhatur se ka në duar një talent. Negociatat mes palëve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pasi te Palermo duan të zgjidhin sa më shpejt çështjen e djaloshit shqiptar I cili ka luajtur me përfaqësueset e moshave kuqezi e së fundmi i ishet bashkyar edhe asaj U20.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.