Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjykatat shqiptare në kolaps, Avokatja: Shkak largimi i gjyqtarëve nga Vettingu dhe pandemia. Numrin më të lartë të padive të reja e zënë divorcet

09:48 / July 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes morisë së dosjeve që shqyrtohen në gjykatat shqiptare, numrin më të lartë vazhdojnë ta zënë ato me objekt “Zgjidhje Martese”. Nëqoftëse do t’i hidhni një sy statistikave të Gjykatës së Tiranës vihet re se numri i padive për zgjidhje martese zë numrin më të lartë nga të gjitha paditë civile. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i divorceve është dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit.

Aktualisht në Gjykatën e Tiranës janë duke u shqyrtuar 1473 dosje divorci, 634 prej të cilave janë kërkuar vetëm 6 mujorin e parë të vitit 2020, ndërkohë që pjesa tjetër janë të mbartura nga viti i kaluar.

Orgesa 1
Orgesa Serani, avokate

Në një prononcim për Tirananews.al, avokatja Orgesa Serani shprehet se: “Gjykatat thuajse gjatë gjithë kohës kanë pasur një ngarkesë të madhe për shkak të problemeve të sistemit gjyqësor, por në këtë përiudhë mund të thuhet se sistemi është në kolaps për dy arsye; largimin e gjyqtarëve për shkak të shkarkimit të tyre gjatë prosesit të Vettingut, por edhe për shkak të pandemisë COVID-19 që pezulloi punën në këto institucione për më shumë se dy muaj. Kështu çifteve u duhen të zvarriten në dyert e gjykatava me procese që caktohen njëhërë në muaj dhe zhvillohen një seancë në gjashtë muaj.”

Sipas statistikave në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna, problemet ekonomike dhe tradhëtia.

Avokatja shton se shumë gra të cilët janë në proces divorici, janë edhe të paisura me urdhër-mbrojtje për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshortët.

Në gjykatën e Tiranës në gjashtë muajt e fundit janë rregjistruar 329 kërkesa për Urdhër Mbrojtje, ku pala paditëse në pjesën më të madhe të rasteve janë femra.

Ndërkohë që janë duke u shqyrtuar 284 padi për dhunë në familje, sipas neneve përkatëse të Kodit Penal.

Sociologia Entela Binjaku, shpjegon se përse vitet e fundit numri i divorceve është rritur kaq shumë, sa mban dhe peshën më të madhe të punës në gjykata .

Entela
Entela Binjaku, sociologe

“Ky numër mund të lidhet me një seri faktorësh si; lehtësirat proceduriale ligjore të zgjidhes së martesës, qëndrimi më i liberalizuar që ka njohur shoqëria ndaj të divorcuarve, ndërgjegjësimi i ish -bashkëshortëve se martesa ka shkuar në regres, shumë pohojnë se partneri ka tradhtuar aq herë besimin, sa martesa nuk i jep më asnjë gëzim dhe siguri, të tjerë mendojnë se martesa nuk ka qenë ajo që kanë pritur dhe bashkëjetesa u provon se nuk duhen më, apo se nuk përshtaten apo se martesa ka qenë një hap i nxituar etj .”, shpreht Binjaku.

Rezulton se numrin më të lartë të padive në gjykatë me objekt “Zgjidhje martese”, i bëjnë gratë edhe pse nuk janë ato përgjegjëse për dëmtimin e marrdhënies në çift.

Binjaku shpjegon: “Mendoj se shpesh herë shkollimi i gruas shqiptare i ka rritur edhe mundësitë e saj për punësim dhe pavarësim ekonomik që ndonjëherë rrit kurajon për të përballuar e vetme vështirësitë. Një arsye e dytë lidhet me faktin se më shpesh gruaja shqiptare po refuzon të jetë e burgosura apo viktima në një martesë disfunksionale, një arsye tjetër lidhet edhe me faktin se më shpesh gruaja është ajo që mban një pjesë të madhe përgjegjësive të përditshmërisë familjare dhe kur bashkëshorti nuk e mbështet apo nuk merr përgjegjësitë që i takojnë si detyrim bashkëshortor, me kalimin e kohës gruaja merr vendimin për ta zgjidhur këtë detyrim. Shpesh ndodh që një martesë disfunksionale qëndron në këmbë formalisht “ për hir të fëmijëve”, por po aq shpesh ndodh që një martesë shkon drejt zgjidhjes pikërisht sepse nënat mendojnë për një jetë më të mirë për fëmijët.”/ Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

09:46 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.