69 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri ku tre raste janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit.
“Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ministria.
Sipas ministrisë, harta e humbjeve të jetës është si më poshtë:
Qarku Tiranë 38,
Durrës 11,
Fier 5,
Vlorë 2,
Shkodër 10,
Kukës 1,
Elbasan 2
