Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masat për sezonin turistik, 1600 policë në terren. Ja çfarë i kërkon Veliu efektivëve

14:25 / July 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka përgatitur planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit turistikë, duke angazhuar në terren 1600 efektive dhe 180 mjete.

Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia e Shtetit

Masa për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit turistik.

1,600 punonjës policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në zonat turistike dhe ato bregdetare.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike dhe ato bregdetare përgjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoritë Vendore të Policisë, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, kanë vënë në dispozicion forcat dhe mjetet policore që do angazhohen me shërbim në zonat turistike/plazhe.

Janë rreth 1,600 punonjës policie, nga Sektori i Rendit Publik, Sektori për Krimet, Policia Rrugore, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Kufirit e Migracionit.

Në dispozicion të këtyre forcave do të jenë 180 mjete (autovetura, furgonë, motoçikleta, biçikleta dhe mjete lundruese).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nëpërmjet një telegrami, u ka kërkuar të gjithë strukturave policore angazhim maksimal për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, në plazhe, parandalimin e aksidenteve rrugore, ndërhyrjen në kohë të shërbimeve të Policisë për të parandaluar ngjarjen të mundshme kriminale apo për të normalizuar trafikun në raste fluksi.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë duhet të mbajnë maskat, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të qytetarëve, pasi duke marrë parasysh shifrat e të prekurve nga virusi, duhet vlerësuar edhe kjo masë shumë e rëndësishme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt për turistët, vizitorët apo pushuesit dhe fton qytetarët që për çdo shqetësim apo paligjshmëri të konstatuar të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose ta adresojnë në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.