Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kokainë dhe ekstazi në reçipeta, ja skema që përdorte çifti në Tiranë për të çuar drogën në shtëpitë e përdoruesve

17:05 / July 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shperndares droge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy bashkëshortë të dyshuar si shpërndarës droge në kryeqytet përfunduan në prangat e policisë pas një kontrolli jo vetëm në shtëpinë, por edhe në trupin e gruas.

Kur çifti që po survejohej nga antidroga u dërgua për kontroll më të imtësishëm në drejtorinë qendrore, befasia ishte gruaja nga Durrësi me inicialet A. S, që  mbante fshehur në reçipeta një qese , me katër doza kokainë.

Por pas këtij kontrolli, befasia ishte edhe sasitë dhe llojet e drogës që ata mbanin në banesë, që nga hashash e deri tek ekstazi.

Dyshohet se çifti i bashkëshortëve që në lagje hiqeshin si të qetë dhe mjaft të edukuar e çonte drogën në banesën apo vendin ku e kërkonin përdoruesit. Bashkëshorti i saj i moshës 41 vjeç me inicialet J. Q u konstatua në flagrancë nga shërbimet e antidrogës pas vëzhgimeve që e nxjerrin zbuluar, por që për policinë për një kohë të gjatë nuk po kuptohej se si ai shpërndante drogën. I riu kishte gjetur në fakt një formulë krejt të re, duke përdorur partneren me të cilën ka krijuar familje.

Sipas burimeve të gazetës “Si”, J. Q me banim në Kombinat dyshohej se shpërndante kokainë dhe hashash në zonën e “1 Majit” dhe të “Komunës së Parisit”.

Ky shtetas përdor një mjet Saab, i tha policisë një informator, por që për antidrogën pas disa ditëve vëzhgim rezultoi e vështirë të gjente se me ç’mënyrë ata e dërgonin drogën te përdoruesit.

Policia shkruan në raport shërbimi “në orën 21.30 ne pamë automjetin që u parkua dhe prej andej doli ky shtetas nën shoqërinë e një femre.

Sapo dolën, i bllokuam dhe ju kërkuam kontroll makine”. Policia referon në raport shërbimi se në mjetin Saab, nuk kishte asnjë dozë hashashi apo droge.

Por, në këto kushte, pavarësisht se mjeti i dyshuar dukej qartësisht që përdorej për grirje hashashi, antidroga ka urdhëruar kontroll edhe në banesën e çiftit.

“Ne nuk po e kuptonim se si ka mundësi, të dhënat i kishim të sigurta, që çifti po shkonte të shpërndante drogë, ende nuk e kishim zbuluar që mjeti ishte i pastër, por që dozat fshiheshin në trupin e 37-vjeçares”, tregoi për gazetën “Si” burimi i antidrogës.

Në trupin e të resë më pas u gjetën dozat e kokainës, dhe sipas policisë dyshohet se ajo është bashkëpunëtore me të shoqin, ndaj edhe ajo u arrestua.

Veç kokainës, efektivët kanë zbuluar në banesën e çiftit  qese me lëndë narkotike hashash në formën e çokollatës, tri qese me metamfetamin, 12 doza ekstazi. Doza me hashash, fara të bimës narkotike kanabis dhe fishekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.