Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës “Myslim Keta”. Dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar. Ndërkohë shkaqet mbeten mister.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
