Ngjarja e pasdites së të enjtes ku një nënë dhe vajza e saj u gjetën të pajetë ndërkohë që në gjendje të rëndë vajza tjetër tronditi mbarë opinionin publik.
Fqinjët e familjes Josifi janë të tronditur nga kjo ngjarje teksa këtë familje e njihnin si njerëz të qetë, por e dinin që ndiqnin sektin fetar të “Dëshmitarëve të Jehovait“.
Gazetarja e News 24, Dorjana Bezat ka komunikuar me fqinjët e viktimave, të cilët janë shprehur se muajin e fundit ata kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.
Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza.
Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën që prej janarit, vajzën që u gjet e pajetë.
Fqinjët kanë thënë se në banesën e tyre kohë më parë herë pas herë vinin njerëz të veshur zyrtarë që shpërnadnin broshura.
