Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti për Talo Çela, si autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhija në Shën Vlash të Durrësit, ngjarje e ndodhur në 27 prill të këtij viti.
Sipas News 24, ai është një nga të pandehurit e megagrabitjes në Rinas, ku u vodhën 4.6 mln euro. Çela akuzohet se është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të dy vëllezërve.
Çela është shpallur në kërkim nga policia. Lala tha se Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar. Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestuar.
