Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për Vuçiç: Mund të shkojë dhe në hënë, por… në fund do ulet me ne!

12:36 / July 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama hoti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun kosovar Avdulla Hoti ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me thëniet e tij se do negociojë me Perëndimin dhe jo me shqiptarët.

Për Ramën presideti serb nuk ka asnjë shans të negociojë në perëndim për shqiptarët.

Por për Ramën, problemi qëndron tek faktori shqiptar që sipas tij sa herë kërkohet që të jetë i unifikohet, nuk arrin të behet bashkë.

Kryeministri tha se nëse faktoi politik në Kosovë dhe në Shqipëri behet bashkë, atëherë sipas tij Aleksandër Vuçiç mund të shkojë edhe në “hënë”, por në fund tha Rama do ulët në tryezë me ‘ne’.

“Presidenti Vuçiç është Presidenti i Serbisë dhe ai mbron interesat e Serbisë dhe mund të thotë se nuk negocioj me shqiptarët, por me Perëndimin, por nuk ka shans që të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Ama ajo që lexoj në këto rreshta që dëgjova prej jush, s’ka më kohë për të bërë sikur, por është fatkeqësia që na ka ndjekur në historinë tonë, kur na është dashur të jemi një dhe të jemi të bashkuar kur duhet të negociojmë me të tjerët.

Por, nëse ne jemi një, Presidenti i Serbisë mund të shkojë në Perëndim apo në Hënë, por në fund do të vij të ulet me ne, pra me Qeverinë e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo se njeh ai, do ulet me ne. Dhe ne Tiranë do mbështesim çdo përpjekje të qeverisë së Kosovës”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej, duke thënë se barrikadimi është në dëmin e Shqipërisë dhe jo të Serbisë. Ai ka thumbuar indirekt dhe kundërshtarët, teksa tha se nuk është koha të bëjmë të fortin në Facebook apo të bëjmë flamurmbajtësin që po shpëton vendin nga tradhtarët apo agjentet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukrainë, sulm me dronë ndaj dy rafinerive të mëdha ruse të naftës gjatë natës

10:11 / November 18, 2026

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

09:04 / November 18, 2026

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.