Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Çfarë do të ndodhë me integrimin e Shqipërisë? Eksperti: Gjermania është në një situatë të vështirë…

13:15 / July 3, 20206 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bechev
Dimitar Bechev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i njohur për çështjet e Ballkanit, Dimitar Bechev, kërkues shkencor pranë Qendrës për Studime Sllave, Euroaziatike dhe të Europës Lindore në Universitetin e North Carolina ka analizuar situatën aktuale në rajon, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, situatën në Kosovë dhe ndikimin rus në Ballkan.

Z. Bechev iu përgjigj pyetjeve të tirananews.al në webinar-in e organizuar nga EMA (European Movement Albania) ku foli për eksperiencën bullgare dhe rumune në procesin e anëtarësimit në BE.

I pyetur për procesin integrues të Shqipërisë dhe nëse do të ketë një përshpejtim gjatë presidencës gjermane, profesor Bechev tha se e rëndësishme është që të ketë një datë, pasi prej tre vitesh Shqipëria priste çeljen e negociatave. Por përveç datës ai thotë se e rëndësishme është të kuptohet se ku e sjell ndryshimin BE në jetën e përditshme të shqiptarëve. “Çelja e negociatave ishte një gjë shumë e mirë megjithatë është absolutisht e rëndësishme që të realizohet ndryshim pozitiv në fushat që janë me interes për njerëzit”, thotë Bechev.

Përsa i përket Kosovës, eksperti për Ballkanin thotë se ata që humbin në situatën e krijuar janë qytetarët e Kosovës e pas dështimit të SHBA-së për dialogun, duhet të jetë prapë BE të normalizojë situatën, por dhe kjo nga ana e saj duhet patjetër të liberalizojë vizat për shtetasit kosovar.

INTERVISTA

Z. Bechev, si një ekspert i Ballkanit duke pasur parasysh faktin se Gjermania ka marrë presidencën e BE-së si e shihni vijimësinë e procesit integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në një kohë që të dy vendet janë në praga të Konferencës së parë ndërqeveritare. A do të ketë një përshpejtim të procesit duke pasur parasysh se Gjermania është një ndër vendet mbështetëse të zgjerimit, por edhe ka vendosur disa kushte përmes Bundestagut?

E dimë tani pozicionin e të dy vendeve, në kuptimin që negociatat janë çelur për të dyja vendet. Gjermania është në një situatë të vështirë në kuptimin që kemi konsolidimin e brendshëm që është një çështje shqetësuese, zgjerimi nuk është përparësi shumë e madhe. Dhe kur Emmanuel Macron tha ta lëmë këtë çështje, të mos e përshpejtojmë procesin por ta ngadalësojmë sa më shumë të jetë e mundur, mendoj që Gjermania është në një pozitë të vështirë. Megjithatë është e rëndësishme që të kihet një datë, sepse tashmë u bë gati tre vite që pritet nga ana juaj për vendimin, për çeljen e negociatës, kështu që shpresoj se do të ketë ca vendime. Megjithatë, doja të thoja si analistë, si shoqëri civile, ne jemi kaq shumë të fiksuar për këto data specifike, por çfarë është e rëndësishme janë thelbi, ku e sjell ndryshimin BE në jetën e tyre të përditshme. Çelja e negociatave ishte një gjë shumë e mirë megjithatë është absolutisht e rëndësishme që të realizohet ndryshim pozitiv në fushat që janë me interes për njerëzit. Mendoj që kjo është më e rëndësishme dhe besoj që këtë duhet të synoni të arrini.

Më herët ju keni folur për ndikimin rus në Ballkan, në kushtet aktuale ku bota është gjunjëzuar nga pandemia si dhe menaxhimi nga shtetet e Ballkanit si e shihni këtë ndikim?

Nuk mendoj se pandemia në vetvete sjell ndonjë dallim të madh sa i takon ndikimit të Rusisë. Rusia ka dhënë ca ndihmë për Serbinë, republikës Srpska, dhe po ashtu në Mostar të Bosnje Hercegovinës, por eka bërë këtë gjë pjesërisht për ët përmbushur prithsmëritë dhe le të themi për të luajtur rolin e vet simbolik, pasi siç e dimë Kina apo Turqia dhanë ndihmën e tyre e me fjalë të tjera Rusia nuk donte të mbetej pas. Por megjithatë janë thjesht ndihma simbolike ndërkohë që ka ende pikëpyetjet që ka të bëjë me këto para, por themeli kryesor është që Rusia nuk është se do ndikojë të themi për rindërtimin ekonomik të rajonit. Nuk është investim Rusia si Bashkimi Europian, edhe Kina, ndërkohë që ekziston le të themi narrativa për të promovuar jo vetëm në Ballkan po në gjithë globin, Rusia së pari siç e dimë, ishte i pari vend që u prek nga pandemia, e ka mundur deri në një farë mënyre megjithatë nuk shihet si një pikë kthese ndihma e Kinës, dhe nuk është se do zvendësojë as Kina e as Rusia atë çfarë bënë BE për rajonin. Ndërkohë që përsa i takon Rusisë më tej, mund të themi që edhe gjatë kohës Rusia ka sjellë ndihmën e vet për Serbinë, republikës Srpska, ka ndihmuar për PR e këtyre vendeve. Nëse mbani mend disa prej jush dhe anketat e serbëve ku qytetarët serbë thanë që e konsideronin Rusinë si donator të barabartë me BE, gjë e cila nuk është fare e vërtetë. Nuk diskutohet se asistenca më e madhe jepet nga BE. Megjithatë në disa vende të Ballkanit Perendimor çështja është se nuk po mbulohet saç duhet nga media. Kështu që pyetja që shtrohet është pse pronarë të medias, politikanët apo aktorë të tjerë të rëndësishëm nuk i japin kaq shumë vlerë saç ka rajoni për BE, por i kushtojnë më shmë rëndësi burimit të ndihmës së vendeve të tjera, ndihma e të cilëve është e pakrahasueshme me ato të BE.

Përsa i përket Kosovës dhe situatës aktuale. Kemi akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, përpjekjet për dialogun me Serbinë të inicuar nga SHBA, ende pa liberalizim vizash me BE-në dhe një situatë e rënduar nga pandemia. Si e komentoni të ardhmen e Kosovës?

Është e vështirë të themi. E dimë që negociatat që do zhvilloheshin në SHBA dështuan. Besoj e dini tashmë le të themi pozicionin e Presidentit të vendit, por ai është atakuar dhe nuk e ka kapitalin politik për të negociuar tani gjë që e vë Serbinë në situatë shumë të rehatshme, sepse Presidenti i vendit atje sapo i fitoi zgjedhjet dhe pa diskutim që mund t’u thotë liderëve europianë që është i hapur të negociojë. Mendoj se situata në fakt është favorizuese për Serbinë, ndërkohë që qytetarët e Kosovës do paguajnë faturën, sepse së pari ata janë viktimizuar nga BE, nuk e kanë një regjim të themi të udhëtimit të lirë, pa viza dhe të tjera të ngjashme dhe janë ata që humbasin më shumë nga kjo situatë. Kjo sjell sërish BE në panoramë, pra, mendoj që është detyra e BE që të neutralizojë situatën. Mendoj që në rastin në fjalë prapë është në dorën e BE për të rifilluar procesin, por BE do të duhet të marrë nje vendim përsa i takon vizave, nuk ka kuptim që qytetarët e vendit të presin pa fund për të qenë të lirë për të udhëtuar./ Tirananews.al

dimitar bechev Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.