Teksa në spitalin infektiv numri i të shtruarve ka shkuar në 80, janë dhe 722 qytetarë të tjerë të cilët po marrin shërbimin në shtëpi përmes mjekut të familjes.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se në të gjithë vendin këta qytetarë po ndiqen nga mjeku i familjes sipas protokolleve të sigurisë.
POSTIMI I PLOTE
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.
👩🏻⚕️👨⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.
‼️#RespektoniRregullat
😷#VendosMaskën
↔️ #MbajDistancën 1.5 metër
🧼#RuajHigjienën
Të frenojmë përhapjen e 🤜#COVID19🤛
