Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shoferë me radarë, kamera dhe alkoolteste”, Policia paralajmëron masa të rrepta për shoferët: Janë angazhuar 550 efektivë

17:33 / July 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar sot masat për përballimin e situatës gjatë muajve të verës. Në një njoftim për mediat shkruan se gjatë verës do jenë 550 efektivë që do monitorojnë shoferët me radarë, kamera dhe alkoolteste.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë. Blutë kanë një thirrje për të gjithë shoferët që të respektojnë sa më shumë rregullat e qarkullimit.

NJOFTIMI I PLOTË

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoria e Policisë Rrugore ka rritur prezencën e saj në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që lidhin zonat bregdetare, Policia Rrugore, që prej një jave është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ditën e shtunë dhe të diel, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë. Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.