Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Viti 1941/ Qeveria fashiste e Tiranës i shpall luftë Amerikës. Veprimi i Zogut dhe Komiteti i Shqiptarëve të Lirë në Britani…

10:23 / July 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbreti zog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Aurenc Bebja, Francë – “La France” ka botuar, të shtunën e 20 dhjetorit 1941, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimet asokohe të komitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe të Mbretit Zog kundër shpalljes së luftës ndaj Shteteve të Bashkuara nga qeveria fashiste e Tiranës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

1593803753

Komiteti i shqiptarëve të lirë në Britaninë e Madhe ju informon :

“Në lidhje me shpalljen e luftës nga qeveria e Tiranës ndaj Shteteve të Bashkuara, vlen të kujtojmë se kjo qeveri e supozuar nuk ka liri veprimi. Ajo është nën sundimin e plotë të Italisë fashiste.

Qeveria legale e Shqipërisë, që nga fillimi i pushtimit fashist, shpalli ekzistencën gjendjes luftës midis Italisë dhe Shqipërisë. Kur Italia fashiste hyri në luftë përkrah Gjermanisë, Mbreti Zog I riafirmoi, përmes legatës shqiptare në Paris, ekzistencën e kësaj gjendje lufte.

Shqiptarët kanë një mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara ku jetojnë kaq shumë bashkatdhetarë të tyre për të marrë seriozisht deklaratën e të ashtuquajturës qeveri të Tiranës.

Qarqet shqiptare në Londër mësojnë se Mbreti Zog sapo u është drejtuar shqiptarëve të Amerikës, duke u kërkuar atyre që të grumbullojnë batalionet e tyre të vjetra dhe të marrin pjesë, krahas demokracive të mëdha, në luftën kundër fashizmit.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1941-komiteti-i-shqiptareve-te-lire-ne-britanine-e-madhe-dhe-mbreti-zog-kunder-shpalljes-se-luftes-ndaj-shteteve-te-bashkuara-nga-e-ashtuquajtura-qeveri-e-tiranes/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.