Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksion i madh policor në Britani, mes 746 të arrestuarve dhe një shqiptar. Operacioni ndiqet nga…

10:36 / July 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksioni britani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një megaoperacion i realizuar nga autoritetet britanike ka çuar në pranga plot 746 të arrestuar, e mes tyre dhe një shqiptar 24-vjeçar. Ky është operacioni më i madh i kryer ndonjëherë nga Agjensia Kombëtare e Krimit (NCA).

Mësohet se shqiptari akuzohet për shitje të armëve të zjarrit, municione dhe drogë. I riu shqiptar, Alsi Vata, banues në Deptford, do të paraqitet në Gjykatën e Leeds Crovvn në 17 korrik.

Vata u arrestua nga NCA, që njihet si FBI-ja britanike dhe oficerët e Policisë Metropolitane të enjten, si pjesë e një operacioni i cili çoi pas hekurave më shumë se 800 të dyshuar, të arrestuar në të gjithë Evropën.

Për operacionin ka reaguar edhe ministrja e Brendshme britanike Priti Patel. Ajo duke ndjekur nga afër operacionin është bërë dëshmitare e arrestimit të shqiptarit, e fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Sot iu bashkova Agjencisë Kombëtare të Krimit në një operacion në agim si pjesë e aksionit më të madh të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar kryer ndonjëherë, duke rezultuar në 746 arrestime”, shkruan ajo.

Ata u arrestuan pas përgjimeve dhe deshifrimit të mesazheve në telefona.

Hetuesit thanë se sekuestruan 54 milion £ kesh, dy tonë kokainë dhe 77 armë zjarri përfshirë armë sulmi, mitralozë dhe granata.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.