Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëntë të arrestuar në Tiranë, 3 prej tyre në kërkim. Çfarë zbuloi policia

13:23 / July 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se nëntë persona janë arrestuar në 24 orë, tre prej tyre të shpallur në kërkim.

NJOFTIMI

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 9 persona, 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. D., 37 vjeç, pasi, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme kërcenonte dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 46 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H. M., B. M., E. P. dhe J. O., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•U. T., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

•O. D., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

•E. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.