Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Together forever”, Tritan Kalo bën apelin e fortë: Bëni kujdes, shtime rastesh me COVID-19 tek të rinjtë nën 35 vjeç

08:33 / July 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tritan kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me shifra të larta të COVID-19.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kalo nënvizon faktin se koronavirusi prek jo vetë moshat e vjetra, por edhe të rinjtë. Sipas tij këto ditë ka pasur raste të moshave nën 35 vjeç.

MESAZHI I TRITAN KALOS

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….

KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….

Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domosdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..

MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.