Situata me Covid 19 ka shtyrë në kohë dhe riformatimin e forumeve të PS. Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral, Arben Pëllumbi tregon që mbledhja e Asamblesë duhet të bëhet me praninë fizike të anëtarëve pasi është e pamundur të zhvillohet online.
“Në planet tona e kemi në fundin e korrikut. Do të votohet Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Kryesia”, tha ai për Ora News.
Nëse do të ketë ndryshime në zgjedhjen e Kryesisë, sekretariateve dhe në atë të Sekretarit të Përgjithshëm, qeveria mund të shkojë drejt ndryshimeve në shtator, por kjo do të vendoset nga Edi Rama.
“Ndryshimet në qeveri i takojnë kryeministrit.”
