Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se duhet rritur menjëherë numri i testimeve në mënyrë që të preken sa më pak njerëz me COVID. Me anë të një shënimi në Facebook, Panariti kritikon qeverinë për mënyrën se si po e menaxhon situatën. Sipas tij, jemi ende në fillim të pandemisë.
Postimi i Panaritit
Sa më pak dhe sa më keq teston, aq më shumë sëmur dhe infekton !
Testim, gjurmim, izolim, janë tre hapat e vetëm për kontrollin e COVID.
Nuk ka rrugë tjetër.
Jo karantina dhe mbyllja e njerëzve të cilën edhe për “show force” e preferojnë vetëm ato qeveri, të cilat dështojnë te të parat.
Po korr atë çka ke mbjellë me hapa të gabuara!
Duhet menjëherë ndryshim 180 gradë i kursit, sepse jemi ende në fillim të luftës
