Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Zani Çaushi te Jaho Mulosmani e Dritan Dajti, si do të izolohen dhe vëzhgohen 270 “të fortët” e burgjeve

17:50 / July 5, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në burgjet shqiptare ka nisur prej 6 muajsh aplikimi i regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për të paktën 270 të dënuar apo persona nën hetim. Regjimi i huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane vjen pas deklaratës së prokurorit të Antimafias, Federico De Raho, i cili kërkoi bllokimin e lidhjeve me jashtë të krerëve të grupeve kriminale.

Në qelitë e burgjeve shqiptare ka një numër të konsiderueshëm të cilët janë dënuar për vepra të rënda madje ka pasur dhe raste konkrete ku ata kanë treguar se mund të drejtojnë grupin edhe pse të izoluar.

Në vitin 2015 policia zbuloi një nga bashkëpunëtorët e tij në Tiranë, i cili kryente vrasje me pagesë për llogari të tij.

Regjimit të rreptë pritet t’i kalojnë dhe emra të njohur të botës së krimit siç janë Aldo Bare dhe Zani Çaushi. Ndonëse bandat famëkeqe të vitit 1997 u shkatërruan pritet që kontroll kryesisht në takime apo thirrje telefonike të kenë dhe këta të dënuar.

Një ndër veprat penale e cila kalon automatikisht në regjimin bis 41 është dhe vrasja e funksionarëve të lartë shtetërore. Ndaj dhe Jaho Mulosmani pritet t’i nënshtrohet kufizimeve. Dritan Dajti, Emiljano Shullazi, e disa të tjerëve do t’u lejohet vetëm një takim familjar në muaj, ndërsa bisedat i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Gjithashtu numrit prej 270 të burgosurve do t’u lejohet vetëm një bisedë telefonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta. Atyre do t’u ndalohet përdorimi i parave, do t’u kontrollohet korrespondenca si dhe do reduktohet qëndrimi në ajrim në mjedise të hapura.

Në ligjin numër 8328, të datës 16 prill 1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” janë shënuan shumë ndryshime, mes të cilave edhe Regjimi i posaçëm në burgun e sigurisë së lartë

Vendimi për vendosjen e të dënuarit ose të paraburgosurit në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë merret nga Ministri i Drejtësisë mbi kërkesën e arsyetuar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas konsultimit me Ministrin e Brendshëm, bazuar në të dhënat/informacionet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe organeve të specializuara në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit, sipas fushave të përgjegjësisë.

Vendosja e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë bazohet vetëm në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe/ose parandalimin e komunikimit me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera, të referuara në pikën 1, të këtij neni, nëpërmjet marrjes së masave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së lartë, që lidhen, kryesisht, me nevojën për të parandaluar:

a) kontaktet me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera, me të cilat ata bashkëpunojnë;

b) konfliktet e mundshme me elementë të organizatave të tjera;

c) ndërveprimin me të burgosurit apo të paraburgosurit e tjerë, të cilët i përkasin së njëjtës organizatë ose të organizatave të tjera, me të cilat ata bashkëpunojnë;

ç) komunikimin apo shkëmbimin e sendeve ndërmjet të dënuarve apo të paraburgosurve që i përkasin grupimeve të ndryshme.

Regjimi i posaçëm i ushtrimit të të drejtave konsiston në: a) lejimin e një takimi familjar në muaj, i cili kryhet në intervale të rregullta kohore dhe në mjedise të caktuara, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera dhe që i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Me termin “familjarë” nënkuptohen të paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit. Takimi me persona të ndryshëm nga familjarët, për personat e dënuar, lejohet me propozimin e drejtorit të institucionit dhe me miratimin e Ministrit të Drejtësisë.

Për personat e paraburgosur, takimi me persona të ndryshëm nga familjarët lejohet vetëm me miratimin e prokurorit. Parashikimet e këtij paragrafi nuk zbatohen për takimet me avokatët mbrojtës; b) lejimin e të dënuarit ose të paraburgosurit, i cili nuk kryen takime familjare, për kryerjen një bisede telefonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta, e cila regjistrohet.

Kryerja e bisedave telefonike për personat e dënuar autorizohet me vendim të arsyetuar të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, kurse për personat e paraburgosur, ajo autorizohet me vendim të arsyetuar të prokurorit.

Kohëzgjatja e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë është një vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026

Fluks i lartë drejt bregdetit, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

10:58 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.