Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ndërkombëtarët u “numërojnë” paratë bandave shqiptare: Pasuria e tyre kap miliona euro, ata financojnë terrorizmin

21:33 / July 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bandat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria kërcënohet seriozisht nga terrorizmi dhe krimi i organizuar. Dhe kjo nuk është thjesht një fjali që përdoret në formën e saj përgjithësuese, por edhe konkretizuar dhe shkruar qartësisht edhe në strategjinë antikrim që përfshin periudhën 2013-2020.

Edhe pse janë kërcënime të ndryshme dhe në pamje të parë pa lidhje me njëra-tjetrën, autoritetet e hetimit mendojnë ndryshe. Sipas prokurorëve, apo ekspertëve të antikrimit janë të shumta rastet kur krimi i organizuar financon terrorizmin.

Objektivat specifikë në Planin e Veprimit hetimor e policor të vitit 2013-2016 dhe Planin e Veprimit 2019-2020 konsiderohen si parësore.  Në të njëjtën kohë, ndryshe nga Strategjia, indikatorët e performancës në Planin e Veprimit 2013-2016 dhe Planin e Veprimit 2019-2020 konsiderohen si produkte që kanë të bëjnë me secilën nga aktivitetet që janë në zbatim e sipër.

Të gjitha objektivat specifikë nën objektivin strategjik B janë përcjellë në nën-objektivat e Planit të Veprimit 2013-2016 të Planit të Veprimit 2019-2020, përveç objektivit specifik që lidhet me forcimin e kontrollit kufitar.

Shqipëria në të gjitha raportet e saj, kryesisht të ndërkombëtarëve kishte të fiksuar shifrën 40 të bandave kriminale në veprim, por në një raport të fundit Qendra për Studimin e Demokracisë edhe Qeverisjes ka një shifër optimiste. Sipas raportit në fjalë, grupet kriminale janë reduktuar në 27 dhe merren kryesisht me trafik droge, krahasuar me 40 grupet kriminale të përcaktuara në strategjinë dhe Planin e veprimit 2013-2016. Si Strategjia ashtu edhe Planet e Veprimit.

Pas hetimeve mbi grupet kriminale, Shqipëria ka identifikuar 40 grupe dhe pasuritë e tyre. Shumica e tyre operojnë në vend kryesisht në kultivimin dhe tregtinë e kanabisit.

Por, më shumë se një goditje e tyre “mision i pamundur” është sekuestrimi i parave që konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga krimet dhe pasuritë e tjera të pajustifikuara, fakt i vënë në dukje edhe në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2018. /Shqip

bandat financojne Nderkombetaret Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.