E kush nuk i di disa nga muzikat e filmave më të famshëm në botë që mbajën firmën e Ennio Moricone. Kompozitori ka mbyllur sytë në moshën 91-vjeçare në një spital në Itali pas komplikacioneve me shëndetin.
Muzika e tij është përdorur në më shumë se 60 filma fitues cmimesh, ndërkohë që është fitues i çmimit Oscar në vitin 2007 “për kontributin e tij të mrekullueshëm në artin e muzikës së filmit”, psi ishte nominuar 5 herë nga 1979 në 2001 për një Oscar për partiturat e tij në filmat e Quentin Tarantinos.
Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”.
Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.
Deri ne frymen e fundit ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen, gruan e tij të dashur Maria e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe angazhimeve profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit.