Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bolton tha se shkëmbimi i territoreve ishte ide e Vuçic dhe Thaçit, Meta: Çdo ide që…

14:07 / July 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta1 758x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta gjatë konferencës për mediat është pyetur dhe për deklaratën e ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare te Trump, i cili është shprehur se “shkëmbimi territorial mes Kosovë dhe Serbisë nuk ishte ideja ime, ma kërkuan Thaçi dhe Vuçiç”.

Meta ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE, ndërsa çdo ide për ndryshimin e kufijve, thekson se nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar.

“Vlerësoj që pa u bërë pjesë e komenteve të diplomatëve, apo ish përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë duhet të jetë në BE. Është objektiv i shpallur në mënyrë të qartë nga të dyja vendet dhe pa asnjë diskutim që në BE, çdo ide për ndryshim kufijsh është ide, që nuk i shërben forcimit të themeleve të Evropës së bashkuar dhe është mjaft e rëndësishme të punohet për të zbatuar standardet e BE në të dy vendet, sepse nuk mund të ketë asnjë zgjidhje, as të qëndrueshme e as paqësore duke bërë llogari jo vetëm kufijsh, por edhe qytetarësh në radhë të parë. Nuk ka nevojë Ballkani për zgjidhje të vjetra që tregojnë sa e shkatërrojnë të ardhmen e këtij rajoni”, tha Kreu i Shtetit.

I pyetur nëse kishte informacion për përfshirjen e kryeministri Rama në shkëmbimin e territoreve, duke iu referuar qëndrimeve të ish-këshilltarit të tij, Tony Blair, se ky i fundit ishte investuar në këtë çështje, Kreu i Shtetit tha: “Pavarësisht nga një informacion i tillë, unë duhet të falënderoj Britaninë e Madhe, që ka pasur dhe ka qëndrim koherent dhe të qartë për të ardhmen e rajonit dhe për kontributin që jep, që ky rajon ta ketë vendin në BE, ku shpresojmë të kthehet edhe Britania e Madhe në të ardhmen”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton sot Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, opozita kundër: 12 deputetë të PD-së të përjashtuar

09:09 / November 18, 2026

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.