Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e dytë me përfaqësues të opozitës parlamentare. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Opozita parlamentare ka parashtruar tre kërkesa; hapjen e listave, vendosjen e pragut 5% dhe ndalimin e koalicioneve.
Përfaqësuesi socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri paralajmëroi pak ditë më parë se për të votuar draftin e 5 qershorit “Nëse nuk gjejmë votat, mund të bëjmë kompromis me opozitën parlamentare mbase edhe për hapjen e listave” tha ai.
Ky është takimi i dytë i kryeministri Edi Rama me përfaqësues të opozitës parlamentare.
