Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen pamjet e vrasjes së Saimir Beqirit, viktimat e luftës së ashpër mes familjeve në Elbasan

19:57 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aa1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto janë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar vrasjen e Saimir Beqirit mëngjesin e 11 Prillit 2016 në periferi të Elbasanit. Vrasja është konsideruar si vazhdim i sagës së vrasjeve mes grupeve të Elbasanit. Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit, ky i fundit i vrarë më 15 Gusht 2012.

Ora shënon 06:40 e mëngjesit (në kamerat e sigurisë ka mospërputhje kohore prej 60 minutash), kur Saimir Beqiri mbërrin përpara derës kryesore të një magazine, duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Volkswagen” ngjyrë e bardhë.

Por ai nuk e kishte vënë re se ndiqej nga vrasësi i tij. Një makinë “Mercedes-Benz” ngjyrë e zezë mbërrin pak sekonda pas Saimir Beqirit në të njëjtin vend. Brenda mjetit janë dy persona, vrasësi dhe shoferi.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që del i maskuar me paruke dhe mban në dorë një pistoletë me silenciator.

Saimir Beqiri, sapo vendos kontaktin e parë me sy me vrasësin, për një çast shtanget. Më pas, fillon të vrapojë për t’i shpëtuar ekzekutorit. Por ky i fundit e ndjek me vrap nga pas deri sa arrin ta qëllojë me armë duke i shkaktuar vdekjen. Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja të dy armëve, çka do të thotë se Saimir Beqiri u qëllua fillimisht me një pistoletë me silenciator dhe më pas me një revolver.

Ndërkohë që në pamje vihet re se si shoferi i vrasësit shoqëron me automjet ekzekutorin që vrapon në këmbë pas Saimir Beqirit. Më pas, mjeti i tyre largohet me shpejtësi në një rrugë dytësore në drejtim të Metalurgjikut. Nga analizimi i kamerave të sigurisë, vrasja ka zgjatur rreth 30 sekonda. Ekzekutimi i Saimir Beqirit ende sot e kësaj dite mbetet e pazbardhur. /klanplus

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.