Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ashpërsohen rregullat në FA/ Nga ngacmimet seksuale tek celulari e lojërat e bixhozit, ja kur penalizohen ushtarakët

20:12 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashpërsohen rregullat brenda Forcave të Armatosura. Projektligji i ndryshuar, i hedhur për konsultim shton si shkelje të rënda të disiplinës shkrepjen nga pakujdesia të armës, qoftë edhe kur nuk lëndohet njeri apo kur nuk ka as dëme materiale.

Po ashtu një shkelje tjetër që ndëshkohet do të jetë edhe mosmirëmbajtja ose dëmtimi i armës, municionit, teknikës apo pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura nga pakujdesia, që shkakton humbjen e përkohshme të gatishmërisë teknike të tyre.

Nëse një ushtarak nuk raporton se e ka përdorur armën, atëherë kjo do të konsiderohet shkelje e rëndë me ndryshimet e propozuara në ligj.

Masa të rënda do të ketë edhe nëse një ushtarak i FA përdor pajisje elektronike për regjistrimin apo filmimin e bisedës me eprorët, vartësit dhe kolegët, për çfarëdolloj arsyeje, pa dijeninë e tyre.

Kryerja e shkeljes së tretë të rëndë disiplinore, brenda një periudhe njëvjeçare, konsiderohet shkelje shumë e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet shumë të rënda.

Ligji gjithashtu parashikon se pranimi i dhuratave nga vartësit apo persona të tjerë në shërbimin ushtarak me qëllim përfitimin personal përbën një shkelje të lehtë disiplinore.

Ushtarakët gjithashtu duhet të tregohen të kujdeshëm edhe për veprimet dhe mosveprimet e kolegëve të tyre, e nëse nuk raportojnë një shkelje të tyren, atëherë do të penalizohen për shkelje të lehtë të disiplinës.

Në ndryshimet që i bëhen ligjit, si shkelje të reja shtohen edhe ngacmimet seksuale, organizimi i lojërave të bixhozit në ambientet ushtarake, ushtrimi i dhunës fizike si dhe refuzimi i zbatimit të urdhrit apo një vendimi të ligjshëm të dhënë nga eprori.

Ushtarakët duhet të kenë kujdes që të mos diskriminojnë dikë për  asnjë arsye, ndërsa do të penalizohen nëse propagandojnë apo marrin pjesë  apo organizojnë tubime politike apo fetare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.