Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti shprehet se rritja e të infektuarve në vend nuk ka ardhur vetëm për shkak të lehtësimit të masave kufizuese, por edhe shtimit të testeve dhe mutacionit të ri D614, për të cilin tha se është më dominant, si dhe transmetohet më lehtë.
I peytur nëse në vjeshtë, vala e koronavirusit do të jetë më e fortë, Alimehmeti tha gjatë një lidhje direke në “Vizion Plus” se është një projeksion.
“Numri i viktimave varet nga numri i të prekurve. Rritja e të infektuarve vjen si pasojë e lirimit të masave, shtimi i testeve dhe mutacioni i ri që ka marrë dominancën në nivel botëroior, është ai që quhet D614. Në të gjitha shtetet, D614 është më dominante, transmetohet më lehtë. Nuk është vetëm lirimi i masave. Është një projeksion. Nëse është bazuar në të dhëna të sakta, ka nja gjasë që të jetë e vërtetë. Mund të jetë më i fortë, edhe për faktin se mund të mbivendoset mes virozave të tjera stinore. Është ende herët për ta diskutuar. Ky virus po bën mutacione shumë të shpeshta”, shtoi ai.
