Aplikimi i video-teknologjisë në botën e futbollit, ka bërë të mundur që shumë episode anti-sportive të fillojnë të zhduken pak nga pak. Lojtarët janë më të kujdesshëm për veprimet e tyre në fushë, të ndërgjegjshëm që në çdo moment pamjet mund të rishikohen e ata të marrin ndëshkim.
Por me sa duket futbollisti spanjoll i Lacios, Patrisio Gabarron, i njohur si Patris, ka harruar se në Serinë A ka VAR. Kështu, në fundin e ndeshjes së sotme mes skuadrës së tij dhe Lacios, ai bëri një gjë të pabesueshme, pasi shkoi dhe kafshoi në krah një kundërshtar të tijin, Donatin. Një gjest që kujton shumë atë të Luis Suarez ndaj Xhiorxhio Kielinit në Botërorin 2014.
Por ndryshe nga ai Botëror, tashmë ekziston VAR dhe pas protestës së lojtarëve të Leçes, gjyqtari shkoi dhe pa pamjet, duke konstatuar gjestin e lojtarit të Lacios i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe mbylli para kohe ndeshjen.
