Policia rrugore në Fier ka vënë në pranga tre drejtues mjetesh, dy prej të cilëve pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe një i tretë pasi përplasii një 77-vjeçare me makinë. Kjo e fundit është në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•H. Sh., 52 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kastriot”, Fier, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”.
•K. L., 31 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në qytetin e Divjakës duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.
•F. T., 46 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Frrakull e Madhe, Fier, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentaur shtetasen S. Ç., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet e kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
