Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në kryeministri një takim me 60 kryebashkiakët e vendit, ku në fokus ka qenë organizimi i partisë në bazë për zgjedhjet e 2021-shit.
Takimi po zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri. Në takim ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla si dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.
Dje, Rama zhvilloi takime me deputetët ku ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe të zgjedhurit e 30 qershorit të 2019 do të vijojnë mandatin e tyre 4- vjeçar.
