Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrau 4 punonjës policie, Gjykata e Elbasanit i hap Dritan Dajtit rrugën për lirimin me kusht

16:59 / July 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dritan Dajti dhe 4 policët që vrau
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritan Dajti, njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve dhe që në fund arriti të rrëzojë burgimin e përjetshëm, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite burg, ka kërkuar bashkim dënimesh. Kërkesa është depozituar në gjykatën e Elbasanit dhe siç mësohet në datën 11 maj 2020 gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Me bashkimin e dy vendimeve në një vendim përfundimtar të vetëm, gjykata e Elbasanit sqaron se Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë. Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje, “Mbajtje pa lejë të armëve”, “Falsifik dokumentash” etj, t’i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Gjithashtu në datë 14 nëntor 2005 Dritan Dajti është dënuar në mungesë me 9 vjet burgim për akuzën e “Largimit të burgosurit nga vendi i qëndrimit” kryer me përdorimin e armës, “Kanosjes për shkak të detyrës” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Rezulton se në 17 mars 2006 gjykata e Tiranës ka kryer bashkimin e dy vendimeve me 20 dhe 9 vite burgim të mara në mungesë nga Dritan Dajti dhe dënuar atë sërisht në mungesë me një vendim të vetëm me plot 23 vite burgim.

Por gjatë qëndrimit në arrati, Dritan Dajti u përfshi në një vrasje të pesëfishtë në 7 gusht në Durrës, ku mbetën të vrarë efektivët e policisë Altin Dizdari 33 vjec, Fatos Xhani 38 vjec, Sajmir Duckollari 32 vjec dhe Kastriot Feska 40 vjec. Mes personave që mbetën të vrarë nga Dritan Dajti, sipas prokurorisë ishte dhe Ledio Mara, shok i Dajtit nga Lushnja dhe u plagos Fatjon Shamku. Për këto 5 vrasje në datën 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dënuar Dritan Dajtin me 25 vite burgim duke i rrëzuar dënimin e shkallës së parë që e kishtë shpallur fajtor dhe dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Ethet e Nilit në Korçë/ Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri

11:14 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.