Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka publikuar listën e deputeteve që kanë votuar pro, kundër dhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, për projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionavrëve, nënpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.
Murrizi ka publikuar listën e emrave të deputetëve, duke ironizuar deputetët që kanë votuar kundër ligjit për largimin nga politika të Sigurimsave.
Në përfundim të reagimit të tij, Murrizi thekson se pas 30 vitesh post-komunizëm, jemi i vetmi vend ish-komunist që drejtohemi nga spiunë sigurimi.

