Deputeti Myslim Murrizi ka publikuar sot listën e deputetëve që kanë votuar pro dhe kundër ligjit të propozuar nga ai që kishte si synim ndalimin e kandidimit për personat që kanë qenë pjesë e administratës gjatë sistemit komunist.
Në një reagim në mediat sociale, Murrizi fton deputetët që të marrin tek Autoriteti i Dosjeve certifikatën që ata janë të pastër dhe nuk kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.
Por ky postim i tij ka ngjallur shumë debate dhe një qytetar i shkruan se Edi Rama e ka gënjyer dhe i kujton se çfarë i ka thënë deputetit që një vit më parë. Por këtij reagimi ligjvënësi opozitar i është përgjigjur ashpër dhe me një fjalor jashtë etike.
Lexo edhe: Murrizi spiunon kolegët që nuk votuan ligjin “anti-komunistë”: Spiunë sigurimi!

